Basketboll

Maratona e vërtet në Çikago, në fund fitorja për Dallasin

03.12.2014 11:09

Në dhjetë ndeshjet që u luajtën mbrëm në NBA, më së shumti sfida mes Dallasit dhe Çikagos, e cila pas një maratone të vërtet dhe dy vazhdimeve...

Në dhjetë ndeshjet që u luajtën mbrëm në NBA, më së shumti sfida mes Dallasit dhe Çikagos, e cila pas një maratone të vërtet dhe dy vazhdimeve, në fund I takoi “mavsave”, të cilët ngadhnjyen me 132:129.
 
Takimi I luajtur në Çikago, ishte I përplotë me emocione, me ç`rast gjatë kohës së rregullt, fal gjuajteve të lira të Elisit, të parët shpëtuan mysafirët, që më pas, në vazhdimin e parë, Derik Rouz, me treshe në sekondën e fundit të shpëtoj vendasit.
 
Dhe në vazhdimin e dytë, “mavsat”, fal lojës së Personsit dhe Elisit, të arkivojnë fitoren e rradhës, në ndeshjen në të cilën Monta Elis ishte më efikasi, me 38 pikë nga plotë 35 orvatje.
 
Klivlendi i udhëhequr nga “treshja e madhe” arriti të fitoj Milluokin, por Majk Miler ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi, me dy treshe dhe bllokadë në momentet kyqe të sfidës, e cila I takoi “kavalirsave” me 111:108.
 
Tre basketbollistët më të mirë vendas, së bashku kombinuan 81 pikë, me ç`rast Lebron Xhejms regjistroi 26 dhe dhjetë asiste, Kajri Irving shtoi 28, ndërsa Kevin Llav kishte 27 pikë e dhjetë kërcime.
 
Nga sfidat tjera të luajtura mbrëm, veqojmë kthimin në parkete të Kevin Durentit dhe humbjen e Okllahomës së tij nga Nju Orleansi, si dhe fitoren e Portllandit kundër Denverit.