Pakoja e gjashtë e ndihmave anticovid, përfshihen sektorët që u anashkaluan deri tani
Në seancën e djeshme, Qeveria shqyrtoi....

Në seancën e djeshme, Qeveria shqyrtoi raportin mbi thirrjen e publike për mbështetje financiare nga pakoja e gjashtë e masave anti-covid për të mbështetur ekonominë.
Në këtë pako janë përfshirë ciceronët e licencuar turistikë, kompani - operatorë në industrinë për organizimin e eventeve, foto-studio dhe qendra fitnesi të regjistruara,si dhe kënde lojrash dhe vendpushime private për fëmijë.
“80 ciceronëve turistik do t’u ndahet përkrahje financiare prej 30.750 denar. Sa i përket kompanive, operatorëve nga industria për organizimin e eventeve do tu ndahen 15,5 milion denar. Studiove të regjitruara për fotografi dhe qendrave të fitnesit, do tu ndahet shuma e përgjithshme prej 12 milion denar. për mbështetjen të këndeve të regjistruara për lojra dhe vendpushimeve private për fëmijë janë ndarë 5.5 milion denarë për 73 persona juridik” – tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
