Botë

Vritet presidenti i Haitit

07.07.2021 20:13

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij...

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në shtëpinë e tij, bëri të ditur kryeministri i përkohshëm i këtij vendi.
 
Claude Joseph tha se rezidenca e presidentit në Port-au-Princ u sulmua nga persona të paidentifikuar.
 
Zonja e Parë raportohet të jetë plagosur në sulm.
 
Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”.
 
Moise, 53 vjeç, ka qenë në pushtet qysh në shkurt të vitit 2017, kur paraardhësi i tij, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqje.
 
Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare./evropaelire