Maqedoni
Parashikimi i motit
08.07.2021 08:52
Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, në pjesët lindore me vranësira të vogla....

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, në pjesët lindore me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, në juglindje nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në 39 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell. Temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë celcius.
