Sportet E Tjera

Reprezentacioni i Maqedonisë në mundje, në përgatitje bazike në Bullgari

03.12.2014 11:24

Eskpedita e reprezentacionit të mundjes së Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Teteven të Bullgarisë...

Eskpedita e reprezentacionit të mundjes së Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Teteven të Bullgarisë, ku gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillohen përgatitjet bazike, para vitit të ri kalendarik, në të cilin synimi kryesor janë Lojërat Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, si dhe kampionati botëror në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekipi, është prirë nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, I cili vazhdon me punën e palodhshme si në skuadrën përfaqësuese, njëashtu edhe të klubi I mundjes Liria. Në ekspeditë, pos tij janë gjetur edhe pesë mundës reprezentues, ndërsa për herë të parë në ekip është edhe mundësi me perspektiv i ekipit shkupjan, Raif Kamberi.

Nga KM Liria, në Bullgari kanë udhëtuar edhe dy reprezentuesit tjerë, Jasin Rexhallari dhe Besmir Veseli, ndërsa në ekip janë edhe mundësit e Ballkanecit të Shtipit, Dejan Mitrov dhe Dejan Bogdanov.

Ndryshe, ekipi i Vrenezit në Bullgari do të qëndrojë plotë 22 ditë, me të vetmin qëllim përgatitjen sa më të mirë para garave të vitit 2015, ku mes tjerash synimi kryesor është edhe arritja e normës olimpike për Olimpiadën e Rio de Zhaneiros vitin 2016. 

MUSTAFA ADEMI