Ekonomi

Prezentohet strategjia e parë financiare, Besimi: Rregullon inkuzivitetin tek qytetarët

08.07.2021 13:00

Banka Popullore dhe Ministria e Financave prezantuan Strategjinë e parë Nacionale për edukim financiar

Banka Popullore dhe  Ministria e Financave prezantuan Strategjinë e parë Nacionale për edukim financiar dhe inkluzivitet 2021-2025, e cila ka për qëllim rritjen e aftësive tek qytetarët për sjelljen e vendimeve të drejta dhe të qëndrueshme financiare. Njohurite financiare duhet ti njohe çdo qytetarë i rëndomtë pa marrë parasyshë edukimin, shkallën e shkollimit, apo ndasive tjera në shoqëri. 
 
“Me vendim ligjor pritet që të ketë zbatim të urdhërave ligjore të cilat do të sjellin edhe liberalizimin e tregut tek shërbimet pagesore, hyrjen e lehtë të shërbim-ofruesve, parasegjithash te sektorit të FINDEX, si dhe vendosjen e xhirollogarise pagesore me funksione bazë për secilin qytetarë dhe e cila do të jetë pa pagesë për grupet e rezikuara, me cka do të regullohet edhe inkluziviteti financiar tek qytetarët.”, tha Fatmir Besimi, ministër i finansave. 
 
Bezhovska: Edukimi financiar, përmirëson mirëqenien
 
“Qasja strategjike dhe sistemore tek edukimi financiar është edhe më I rëndësishëm në këtë kohë të re të revulucionit në pjesën e shërbimeve financiare. Findeku reagon në përpilimin e financave, zbatimin më të mëdha të digjitalizimit, potencon reziqe të reja dhe ndikon në aspektin financiar dhe mirqenjën sociale të qytetarëve.”, tha Anita Angellovska Beshovska, guvernatore e Bankës Popullore.
 
Deri më tani janë kryer dy matje për njohurit e shoqërisë në edukimin financiare edhe atë në vitin 2018 dhe 2019, dhe në të dyja matjet ka rezultuar që 11 për qind e personave të rritur kanë edukim financiarë, përqindje kjo e cila është sikurse edhe në vendet e rajonit. Këto matje kanë treguar që njohuri financiare më të ulta kanë gjinia femrore, pastaj mosha e mitur, ato me shkollim fillor, dhe pastaj ato të cilët kanë të ardhura të ulta. 
 
FITIM KRYEZIU