Maqedoni
Alternativa- Kumanovë: Të rinjtë shqiptar po ikin në mërgim
08.07.2021 13:31
Dega e partisë Altërnativa në Kumanovë, përmes një konference për media....

Dega e partisë Altërnativa në Kumanovë, përmes një konference për media, ka shpalosur disa të dhëna shqetësuese në lidhje me faktin e shpënguljes masive siç thonë nga kjo parti, të të rinjëve shqiptarë. Ata alarmojnë se gjithnjë e më shumë po zbrazet qyteti i Kumanovës nga të rinjët shqiptarë të cilët po marrin rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë.
“Mjafton të bëjmë një hulumtim të vogël nëpër McDonalds në Gjermani, Austri, Zvicër, Itali e gjetiu nëpër Europë, për ta kuptuar numrin e të rinjve kumanovarë që janë viktimë e strategjive dhe politikave të Komunës së Kumanovës. Komuna e Kumanovës është shndërruar sot në derë e hekurt për të rinjtë shqiptarë. Ajo derë është e rezervuar vetëm për shqiptarët e LSDM-së dhe militantët e BDI-së, si dhe për ata që deklarohen si maqedonas. Krejt kjo ka bërë që niveli i papunësisë dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë kumanovarë të jenë shqetësuese. I vetmi vend pune për kumanovarët janë kafiteritë dhe zgjidhje alternative janë restorantet McDonalds në Perëndim. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët edhe në të kaluarën, edhe sot, por edhe në të ardhmen, do të ndërmarrë aktivitete kundër shpërnguljes së shqiptarëve, e sidomos të të rinjve shqiptarë.”, tha mes tjerash Lindrit Mehmeti.
Nga koalicioni Aleternativa-Aleanca për Shqiptarët më tej shtuan se përmes marrjes së pushtetit lokal në Kumanovë do të dëshmojnë barazi, drejtësi dhe meritokraci për të gjithë ata të rinj dhe të reja që besojnë në vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike.
FATLUM AQIFI
