Maqedoni
Filipçe: Gjendja me pandemië aktualisht stabile
08.07.2021 14:02
Edhe pse në vend janë regjistruar dhjetra raste të personave të infektuar me llojin Delta të virusit korona....

Edhe pse në vend janë regjistruar dhjetra raste të personave të infektuar me llojin Delta të virusit korona, aktualisht situate me pandeminë është e qetë, prandja nuk ka paralajmërime për masa të reja kufizuese, thot minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij megjithate rreth situatës me pandeminë dhe rreziku nga varianti Delta do të diskutohet gjatë javës në Komisionin për Sëmundje infektive kur edhe do të vlerësohet nëse ka nevojë për masa shtesë.
“Për momentin situate është e qetë, nuk ka numër të madh konntrollash në spitale të pacientëve me kovid 19, prandaj për momentin masa restrictive lidhur me funksionimin nuk janë rekomanduar. Apelojmë sa më shum njerëz të vaksinohen për shkak se pas këtij mutacioni mund të voijë ndonjë tjetër.”, tha Venko Filipçe, Minsitër i Shëndetësisë.
Nga e hëna vaksinimi i fëmijëve prej 12 vjeç, Filipçe: Do ti vaksinoj fëmijët e mi
Aktualisht Filipçe thot se theksi është vendosur te vaksinimi. Pas paralajmërimit se nga e hëna përveç vaksinimit në terren do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç Ministri I shëndetësisë Filipçe thot se do ti vaksinoj fëmijët e tij.
“Ka vende ku vaksinimi I fëmijëve është I obligueshëm, përkatësisht nuk do ti pranojnë fëmijët në shkollë nëse nuk janë vaksinuar. Te ne nuk do të jetë i obligueshëm vaksinimi. Por un do ti vaksinoj fëmijët e mi. Mënyra e vetme për të arritur te imuniteti kolektiv është të vaksinohen fëmijët.”, tha Filipçe.
Ndërkohpë Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2518 teste, prej të cilave 19 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 edhe atë: 8 në Shkup dhe 11 në Tetovë. Në qytetin e Tetovës janë regjistruar edhe dy rastet e para me llojin Delta të virusit. Bëhet fjalë për dy personat nga e njëjta familje të cilët nuk kanë pasur kurrfarë simptome të virusit. Në raportin e 24 orëve të fundit njoftohet edhe për 4 pacientë të shëruar, ndërkohë që nuk ka asnjë viktimë nga Kovid-19. Aktualisht në vend ka 156 raste aktive, prej të cilëve 56 në Shkup dhe 100 në qytetet tjera të vendit.
REJHANE BUSHI METAJ
