Maqedoni

Klark për vizitë në RMV, takime me Zaev, Grubin dhe Ahmetin

08.07.2021 14:20

Përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO...

Përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në NATO, si dhe thithja e investimeve të huaja në rajon, ishin tema diskutimi në takimin mes kryministrit Zaev me ish gjeneralin e forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropën, Wesley Clark. Nga kabineti qeveritar njoftojnë se kryeministri Zaev në takim ka theksuar se anëtarësimi në NATO ka rritur sigurinë e shtetit dhe ka inkurajuar një numër të madh të investimesh të huaja. Clark ka shprehur gatishmëri të ndihmoj RMV-në në thithjen e investitimeve nga jasht. 
 
“Wesley Clark tha se tani që karriera e tij ushtarake ka mbaruar, ai është i përkushtuar plotësisht si një biznesmen për të mbështetur zhvillimin e rajonit dhe Evropës Juglindore në lidhjen e tyre ekonomike me investitorë amerikanë dhe evropianë, dhe veçanërisht në mbështetjen e qeverive në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë së zezë.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.  
 
Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur në takim ish komandantin e lartë të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark. Ahmeti e ka falenderuar gjeneralin Klark për mbështetjen e vendit në kohërat më të vështira.
 
“Clark kishte një rol të veçantë në misionin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan. E me këtë rast Ahmeti e ka falenderuar Gjeneralin dhe NATO-n duke theksuar se të gjithë të arriturat janë të përbashkëta dhe se si vend e si popull jemi përjetësisht mirënjohës ndaj tyre. Gjenerali Clark shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë të vendit.”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të BDI-së.
 
Në njoftimin e kabinetit të kreut të BDI-së, thuhet se Clark ka falenderuar Ahmetin për rolin e tij legjendar në shtetndërtmin e RMV-së. Gjeneralin amerikan e ka pritur në takim edhe zv/kryeministri Artan Grubi.  
 
“Maqedonia e Veriut si vend- anëtarë i NATO-s veçmë kontribon në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, përderisa sfida në këtë rrugëtim është në falenderim të mbështetjes dhe miqësisë me SHBA-të dhe kontributit reciprok, me çka jemi falenderues për rrugën që e njekin të gjitha kombet demokrtike dhe të lira në botë.”, ka thënë zv.kryeministri Grubi. 
 
ERSAN PAJAZITI