Botë

Më shumë se tre miliardë njerëz në botë shfrytëzojnë internet

03.12.2014 11:37

Tre miliardë njerëz në botë shfrytëzojnë internet, ndërsa Danimarka është vendi me shkallë më të shpejtë të rritjes së shfrytëzuesve të rinj për kokë banori, citohet në raportin e KB-së...

Unioni telekomunikues ndërkombëtar (ITU) pranë KB-së, i cili përpunon raport vjetor  për telekomunikimet, ka përgatitur listë të vendeve të cilat kanë numër më të madh të shfrytëzuesve të internetit për kokë banori, si dhe shtete në të cilat interneti më shpejtë përhapet.
 
Kur bëhet fjalë për numrin e IP adresave për kokë banori, Danimarka gjendet në vendin e parë, Koreja Jugore është e dyta, ndërsa vijojnë vendet e Evropës perëndimore. Rritje e përhershme e shfrytëzuesve të internetit është vërejtur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Fixhi dhe Tajlandë.
 
Deri në fund të këtij viti, rreth shtatë miliardë njerëz do të shfrytëzojnë internet në celular, që është ekuivalente me numrin e njerëzve në tërë botën. Edhe pse interneti në celular është me rëndësi kyçe për ata të cilët jetojnë në rajonet rurale dhe të pazhvilluara, një pjesë e madhe nga këta shtatë miliardë janë shfrytëzues të cilët kanë më shumë profile dhe jetojnë në shoqëri të fuqishme ekonomike.
 
Shfrytëzimi global i internetit në vitin 2014 është rritur për 6,6 për qind dhe atë kryesisht duke iu falënderuar shfrytëzuesve nga vendet e pazhvilluara. Në pesë vitet e fundit ky numër është rritur dyfish.
 
Prej 4,3 miliardë njerëz pa internet, 90 për qind jetojnë në vendet e pazhvilluara./MIA