Maqedoni

VMRO DPMNE dorëzoi rezolutën në Kuvend, fton deputetët e shumicës të nënshkruhen

08.07.2021 15:29

VMRO DPMNE dhe koalicioni për ripërtëritje të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend...

VMRO DPMNE dhe koalicioni për ripërtëritje të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend propozim rezolutën për eurointegrime dhe caktimin e vijave të kuqe në negociatat me Bullgarinë, apo siç thonë bllokimet që u imponohen. Nuk gjeti përkrahjen e shumicës së partive politike parlamentare që propozimi si i tillë të dorëzohet bashkarisht, prandaj ftoi deputetët që përkrahin këtë nismë të nënshkruhen edhe pas futjes në procedurë parlamentare. 
 
“I ftoj deputetët e LSDM-së, ato të PLD-së, të të Majtës, të Aleancës, të RDM-së ato të Lidhjes Demokratike dhe të gjithë të tjerët që sot të vënë nënshkrimin e tyre dhe të na bashkangjiten në këtë propozim rezolutë për konfirmimin e pozicioneve shtetërore të maqedonase për eurointegrime që të mos lejojmë bllokime, nënçmimet nacionale të në bëhen pjesë e negociatave.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO DPMNE-së. 
 
Propozuesi ftoi kryepralamentarin Xhaferi që propozim rezolutën ta vendos në rrend dite sa më parë edhe pse nuk janë të sigurtë nëse kanë votat e nevojshme për miratimin e saj. 
 
“Konsiderojmë se kjo rezolutë meriton përkrahje të gjërë, nëse nuk bëhet fjalë për taktikë të paramenduar mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI që njëra, deklarativisht ta përkrah dhe tjerët ta frenojnë në procedurë apo në përmbajtje.”, tha Milloshovski.
 
Qëndrimin përfundimtar për pr/rezolutën nuk e ka publikuar opozita shqiptare, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Njoftojnë se propozimi mund të shqyrtohet gjatë ditës së premte.
 
BDI u deklarua kundër një propozim teksti, i cili përmban çështje historike, kulturore dhe fetare e që nuk janë çështje për diskutim dhe as çështje për marrëveshje politike. Edhe anëtarë të Qeverisë konsiderojnë se me një rezolutë të tillë mund të kalohet nga pozicioni shtetëror në pozicion etnik.      
   
SHPËTIM NUREDINI