Maqedoni

Qyteti i Shkupit: Tenderimi për transportin e shpejtë në gusht

08.07.2021 16:40

Qyteti i Shkupit ka prezantuar sistemin e autobusëve të shpejtë të transportit publik në kryeqendër...

Qyteti i Shkupit ka prezantuar sistemin e autobusëve të shpejtë të transportit publik në kryeqendër, duke paralajmëruar se procedura e tenderit, do të fillojë në muajin gusht.
 
Ky sistem ka për qëllim të sigurojë transport publik të shpejtë, ekonomik dhe ekologjik. Sistemi i ri i transportit urban parashikon futjen e korridoreve të autobusëve me përparësi që do të projektohen për autobusë me efikasitet energjetik ose hibrid. 
 
“Një histori e re në trasportin urban të njerëve. Transport i cili do të garantojë udhetim të shpejtë për udhëtarët. Vetëm kjo linjë  transporton më shumë se 10 % të qytetarëve të Shkupit. Nëse janë 60-65 mijë udhëtarë  në ditë, me tepër se 10% e qyetetarëve vetëm me këtë linjë do të mund të udhëtojnë .Garanton ndikim  serioz në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e kualitetit të ajrit”, u shpreh kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.  
 
“Sipas mënyrës së funksionimit  dhe shërbimit të cilën e ofron e bën sistemin e shpejtë të autobusëve më të ndryshëm. Nuk bëhet fjalë për linjë të re por për sistem i cili është identik për tramvaj të shpejtë ndërsa ka elemente të ngjashme edhe me metro-sistemet”, theksoi eksperti i komunikacionit të BRT-së, Nikolla Krstanoski.
 
Me Transportitn e Shpejtë vendosen dy linja me koridore të rezervuara nga Gjorqe Petrovi deri në Lisiçe të re dhe prej Butelit deri në Kisella Vodë. Linja Gjoçe Perov- Lisiçe e re, pritet të jetë në funksion deri në vitin 2024, derisa për traenë Butel-Kisellavodë ende po bëhen preoksionet.
 
Traseja në drejtim perendim-lindje është në gjatësi prej 12.8 km në një drejtim dhe me 21 stacione ndërsa traseja me drejtim veri-jug është në gjatësi prej 10,4 km dhe me 20 stacione të autobusëve. Projekti do të realizohet përmes kredisë prej 70 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 
 
GAZMEND KURTISHI