Botë
OBSh: Mbi 4 milionë viktima nga Covid 19 në botë, varianti “Delta” në Evropë deri në gusht
08.07.2021 17:20
Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën, njoftojn nga OBSH...
Ata besojnë se shifrat janë shumë të larta seç raportohet por shumica nuk janë regjistruar. Shumë shtete raportojnë për trende shqetësuese sepse varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet me shpejhtësi, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndër ta është edhe Japonia e cila anulon Lojërat Olimpike Verore dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tokio.
“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi, variant Delta po përhapet më shpëjtësi të madhe”, u shpreh drejtuesi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Variant "Delta" parashikohet të përhapet deri në muajin gusht në Evropë, sepse imunizimi masiv pritet të përfundojë në fund të verës.
“Deri në gusht, varianti Delta do të dominojë në Evropë, ndërsa deri në atë moment nuk do të jetë arritur vaksinimi i plotë i qytetarëve. Tre shkaqet për një valë të re të shtrimeve në spital dhe vdekjeve para vjeshtës janë variantet të reja të virusit, mosmarrja e vaksinave dhe grumbullimet masive”, theksoi drejtori i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge
Vaksina kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Delta ndaj autoritetet evropjane inkurajojnë qytetarët që të marrin dozën e dytë vaksinës.
“U bëj bëj thirrje të rinjve që të vaksinohen kundër koronavirusit sepse vaksinat janë efektive dhe mbrojnë gjithashtu nga mutacionet. Mutacioni Delta transmetohet shumë lehtë, por të moshuarit dhe të prekshmit janë vaksinuar në një masë shumë të madhe”, u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Mbi 42.000 raste me variantin Delta u regjistruan në Indi në 24 orët e fundit, vendi ku u identifikua për herë të parë ky mutacion. Në Britanin e Madhe mbi 32 mijë raste regjistrohen vetëm brenda një ditë, numri më i lartë i të infektuarve që nga janari.
Edhe Franca Spanja dhe Portugalia vensosin masa kufizuese. Alarmi po rritet në lidhje me përhapjen e variantit ‘Delta’ i cili tashmë ka arritur në 104 vende të botës, shtatë vende u prekën vetëm javën e fundit.
FARIJE DAUTI BAKIJU
