Maqedoni

Parashikimi i motit

09.07.2021 09:00

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare....

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare. Nga fundi i ditës në disa vende do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal dhe shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 32 deri në 39 gradë. UV indeksi do të jetë 9.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm ku paradite do të jetë me diell dhe shumë I ngrohtë ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 38 gradë.
 
Gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë edhe ulje të temperaturave për disa ditë me radhë.