Maqedoni
SHBA, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
09.07.2021 09:30
Ka shkuar në 54 numri i viktimave që janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe....

Ka shkuar në 54 numri i viktimave që janë gjetur në punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës 13-katëshe e cila u shemb pjesërisht më 24 qershor në rajonin Surfside të Miamit në shtetin Florida të SHBA-së.
Kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava në një konferencë për media tha se në punimet që vazhdojnë në rrënojat e ndërtesës, janë gjetur trupat e 8 personave të tjerë.
Ajo më tej shtoi se 33 nga 54 trupat e gjetur janë identifikuar dhe se janë ende 86 persona të zhdukur. Derisa punimet e kërkim-shpëtimit kanë arritur në ditën e 14-të, Cava tha se pas kësaj nuk ka mbetur mundësi për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja dhe se për këtë arsye punimet do të ndryshojnë në këtë drejtim.
