Maqedoni

Janë rritur nivelet e ujërave, kritik ujëmbledhësi i epërm i Vardarit

03.12.2014 13:40

Reshjet e shiut të shoqëruara me temperatura të larta kushtëzuan rritjen e të gjitha niveleve të ujërave, posaçërisht në rajonin e Pollogut...

Reshjet e shiut të shoqëruara me temperatura të larta kushtëzuan rritjen e të gjitha niveleve të ujërave, posaçërisht në rajonin e Pollogut, atë jugperëndimor dhe të Pellagonisë, ku janë vërejtur sasitë më të mëdha të shtresës së ujit gjatë ditëve të kaluara.
 
Siç kumtoi DPHM, rajone më të prekshme ku duhet të ndjeket gjendja janë pjesa e epërme e ujëmbledhësit të lumit Vardar (Jegunoc dhe Raotincë), pjesa e epërme dhe e Pellagonisë e ujëmbledhësit të lumit Cërna.
 
Ujërat në pjesën e epëme të ujëmbledhësit të lumenjve Trska dhe radika sot janë në rënie.
 
Sonte dhe gjatë natës priten reshje në Maqedoninë juglindore dhe lindore, ku nivlet e ujërave do të vazhdojnë të rriten.
 
Nesër dhe të premten paradite nuk priten reshje, gjë që do të kontribuojë për stabilizim të përkohshëm të rrjedhsve të ujërave./MIA