Maqedoni

Furnizimi me gaz natyrorë i kazermave, Shekerinska: Po inkorporojmë mbrojtjen e gjelbërt

09.07.2021 12:57

Ministria e Mbrojtjes dhe armata nëpërgjithësi nuk nënkupton vetëm ta mbrojnë vendin dhe qytetarët....

Ministria e Mbrojtjes dhe armata nëpërgjithësi nuk nënkupton vetëm ta mbrojnë vendin dhe qytetarët e sajë nga sulmi me armë apo sulmi fizik. Përgjegjësia e armatës është të na mbrojë edhe nga ndonjë fatkeqësi e cila krijohet nga faktori njeri apo nga natyra. Për këtë qëllim RMV po inkorporon të ashtuquajturën mbrojtje e gjlbërt ashtu si edhe partnerët e NATO-s n tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, me rasti e instalimit të gazit natyror në dy kazermat ushtarake në Petrovec dhe në Kumanovë.  
 
“Tanimë kemi nënshkruar dy marëveshje me dy kompani nga vendi, ku në dy kazerma të mëdha ushtarake ajo në Petrovec dhe në Kumanovë, po e fillojmë ndryshimin e sistemit të deritanishëm të ngrohjes nga mazuti në gazin natyror. Këtë po e bëjmë edhe për ti modernizuar kushtet, por edhe për ta mbrojtë ambientin dhe qytetarët tanë nga ndotja e ajrit.”, tha Radmilla Shekerinska, ministër e mbrojtjes.
  
Kontraktuesit u shprehën të kënaqur nga këto marëveshje vlera e të cilave kapin shifrat e rreth 18 milion denarëve.
 
“Para dy dite kemi nënshkruar marrëveshje për kazermën “Strasho Pingjur” në Petrovac për gazifikimin e së njëjtës. Çmimi i kësaj marrëveshje është 11 milion e 360 mijë denarë, ndërsa afati për realizimin e së njëjtës është 120 ditë, dhe besojmë se ngrohja në këtë kazermë këtë dimër do të jetë me gazin gatyror.”, tha Zoran popetrovski, pronar i kompanisë “Makoterm”.
 
“Njejtë para dy dite kemi nënshkruar marëveshje me Ministrin e Mbrojtjes për gasifikimin e kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë. Shuma e kësaj marrëveshje 6 milion e 863 mij denarë, dhe besoj në bashkëpunim të mirë me MO.”, tha Jovanovski Igor nga CMC Group.
 
Ministrja Shekerinska njëherit paralajmëroi se gjatë këtij viti edhe dy kjazerma të tjera në rajonin e Shkupit do të furnizohen me gazin natyror, dhe me këtë dukshëm do të përmirësohet cilësia e ajrit në Qytetin e Shkupit. 
 
FITIM KRYEZIU