Ekonomi
Ekonomia pas Covid 19, Pavleski paralajmëron investime të reja
09.07.2021 13:24
Ekonomia ngadalë po kthehet në normalitet por gjithçka do të varet nga zhvillimet globale për shkak të pandemisë...

Ekonomia ngadalë po kthehet në normalitet por gjithçka do të varet nga zhvillimet globale për shkak të pandemisë, thotë drejtori i agjencisë për investime të huaja Dejan Pavleski. Tha se ka mjaftë investitor të huaj që po intersohen për të investuar në vend për shkak të kushteve të voltishme që ofrohen.
“Në proces janë disa investime, por gjithashtu kemi edjhe kontakte me disa kompani që janë të sigurt që do të investojnë. Mund të njoftoj veçmë për një fabrikë të re për prodhimin e çipsave e cila do të jetë e para dhe e vetmja në shtetin tonë, tjetër investim kemi një fabrikë në Manastirë ku do të investon5 milionë euro për zgjërim të kapaciteteve të saja me 100 vende të reja pune.”, tha Dejan Pavleski, drejtori i agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit
Pavleski njëherit njoftoi se për herë të parë kompanitë vendore do të mund të marrin pjesë në zgjedhjen prestigjioze që e organizon Këshilli ndërkombëtar tregtar dhe të garojnë për çmimet “go global”. Ai ftoi komapnitë për të aplikuar pa pagesë në “go global”.
“U bëj thirrje kompanive vendore të marrin pjesë në këtë zgjedhje prestigjioze të bizneseve më të mira në botë. Kjo është mundësi e shkëlqyeshme të bëhen pjesë e komunitetit në të cilin do të ndajnë ide, do të krijojnë partneritete dhe do t’I plotësojnë njohuritë dhe lidhjet. Pavarësisht nga madhësia e vet, ato do të kenë mundësi mes 176 vendeve në botë të garojnë me arritjet e veta afariste dhe të shpërblehen.”, tha Pavleski.
Kjo është hera e parë që Agjencia për investime të huaja është pjesë e juries e cila do ta bëjë selektimin për ndarjen e çmimeve. Këshilli ndërkombëtar tregtar ekziston prej vitit 1956, me seli në Uashington.
ZEKIRJA MEXHITI
