Botë

Japoni, 17 turistë “thyejnë dhëmbët” në një aksident

03.12.2014 14:11

Stuhitë dhe bora e madhe e kanë goditur Japoninë Veriore, ndërsa nga erërat e forta janë dëmtuar shumë vende dhe janë shkaktuar aksidente të mëdha në tërë vendin...

Në Shimukappu të Japonisë, një autobus turistik humbi kontrollin në autostradë dhe rrëshqiti jashtë autostradës.
 
Gjatë këtij aksidenti u lënduan shtatëmbëdhjetë pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, të cilët më pas u shtruan në spital. 
 
Në qytetin Data dhe në Hokkaido, një makinë e pasagjerëve rrëshqiti dhe doli në korsinë e kundërt, duke u përplasur me dy makina të tjera, ku u lënduan pesë persona të tjerë. 
 
Nga ana tjetër, në qytetin Rumoi në Hokaido, stuhitë e mëdha e bënë të vështirë pamjen në largësi të shkurtër, të cilat shkaktuan vështirësi në qarkullimin rrugor dhe dëmtuan rrjetin elektrik.
 
Rreth treqind persona kanë mbetur në temperatura të ulëta pa ngrohje në një tren, i cili udhëtonte nëpër zonën malore të Japonisë Veriore për shkak të stuhisë së dëborës.
 
Një tren tjetër i servisit të shpejtë u pengua gjatë udhëtimit në linjën Senzan, e cila lidh qytetet Yamagata dhe Sendai, pasi që një pemë nga stuhia ishte përplasur në binarët e tij.
 
Operatori i trenit nga  Kompania e Hekurudhave në Lindje të Japonisë informoi se banorët e rrethit dhe udhëtarët e trenit  kanë qenë të bllokuar për orë të tëra. Nuk ka rrugë në zonë e cila mundëson shpëtimin e udhëtarëve.
 
Vendi mbetet ende i goditur nga stuhitë e fuqishme dhe reshjet në masë të madhe të borës.
 
LEUNORA KALIQI