Maqedoni

Kojiq: “Delta” nuk humb shijen dhe aromën

09.07.2021 15:51

Megjithse gjendja me pandeminë në vend vazhdon të jetë stabile...

Megjithse gjendja me pandeminë në vend vazhdon të jetë stabile, mjekët thonë se duhet të mbetemi të kujdeshëm sidomos pas përhapjes së lloit Delta, tek i cili dallojnë simptomet nga llojet tjera. Tek lloi delta nuk humbet shija dhe aroma, që ishte dëshmi se jeni të prekur nga virusi korona.
 
“Më e pranishme është dhimbja në fyt, më pak kollitje, dhe simtomatologji të zorrëve. Prandaj diagnostifikimi pa testim nuk është i mundur. Pra do të duhet të testohet ajo që është simtomatologji respiratore apo e zorrëve.”, tha Kojiq.
 
Ajo njëherit thekson se pacientët që kanë qenë të prekur nga virusi korona po përballen me pasoja shëndetësore. Një hulumtim i mjekëve britanik që është ndarë edhe me kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut, ka rezultuar se edhe qytetarët që virusin e kanë kaluar leht po përballen me pasoja serioze. 
 
Kojiq: Ata që kanë kaluar virusin po përballen me pasoja
 
“Në rrjedhë e sipër janë studime të mëdha multi centrike në disa universitete britanike dhe të gjith apelojnë te mjekët amë, pasi ata janë të parët që vijnë në kontakt me pacientët, që gjithmon kur një pacient që kakaluar virusin korona do të ankohet me simtome të caktuara që janë rreth 200 simtome, tu kushtohet pak më shum vëmendje.”, u shpreh Kojiq.
 
Mjekja Kojiq njëherit vlerëson se fillimi i vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 vjeçare i paralajmëruar të nisë nga java e ardhëshme, është një hap i mirë për arritjen e imunitetit kolektiv. 
 
GYLTENE SINANI