Maqedoni

Komisioni për Transport dhe Lidhje: Vazhdohet për 5 vite legalizimi i objekteve

09.07.2021 17:23

Do të vazhdohet edhe për 5 vite afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2011...

Komisioni Kuvendor për Transport dhe Lidhje e përfundoi leximin e dytë të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht për lëndët e dorëzuara në komuna deri në vitin 2018. 
 
Kjo zgjidhja ligjore duhet të kalojë për miratim edhe në seancë plenare të kuvendit. Ky ligj përfshinë reth 140 mijë raste të pazgjidhura për legalizim.