Botë
Covid-19: Pfizer kërkon miratimin e dozës së tretë të vaksinës
09.07.2021 17:49
Kompania Pfizer kerkon autorizimin e Shteteve të Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19...

Kompania Pfizer kerkon autorizimin e Shteteve të Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, duke thënë se një dozë tjetër brenda 12 muajsh mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe mund të sigurojë mbrojtje nga varianti Delta i cili përhapet më shpëjtësi të madhe.
“Të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rriten pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë”, u shpreh Dr. Mikael Dolsten nga kompania Pfizer.
OBSh reagon pas kërkesës së Pfizer: Nuk ka të dhëna që tregojnë nevojën e një doze të tretë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i OBSH-së lidhur me kërkesën e kompanisë Pfizer. Sipas tyre nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat tregojnë se nevojitet një dozë e tretë e kësaj vaksine.
“Ne nuk e dimë nëse vaksinat përforcuese do të jenë të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen kundër COVID-19 derisa të mblidhen të dhëna shtesë, por pyetja është duke u shqyrtuar nga studiuesit. Ka të dhëna të kufizuara në dispozicion për sa kohë zgjat mbrojtja nga dozat aktuale të vaksinave COVID-19 dhe nëse një dozë shtesë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për kë”, thuhet në raportin e OBSh-së.
Pavarisht se nuk ka të dhëna që tregojnë se nevoitet një dozë e tretë ,Suedia njoftoi se në vjeshtë do të fillohet me administrimin e dozës së tretë kundër COVID-19.
“Për shkak se virusi pëson mutacione, përhapja e COVID-19 po rritet në shumë vende pavarësisht vaksinimit të dytë. Edhe shum persona janë vaksinuar, ka nga ata që janë infektuar me variantin Delta. Për këtë është e nevojshme edhe doza e tretë”, theksoi koordinatori i vaksinave në Suedi, Richard Bergström.
Më shumë se 3.29 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën. Kryeson Kina me administrimin më të madh të dozave,e ndjakur nga India dhe SHBA-të, ndërsa Afrika është kontinenti ku janë administruar më pak doza,njofton OBSH.
Nga OBSH gjithashtu njoftuan se në Afrikë vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 dhe se java e kaluar ka qenë java më e rëndë sa i përket numrit të rasteve. Koreja e Jugut vendosi kufizime më të ashpra, pasi vendi raportoi një rekord me mbi 1.300 raste të reja, numri më i lartë brenda një dite që nga shpërthimi i pandemisë.
Deri tani për shkak të pandemisë janë mbyllur rreth 22 milionë vende punë në ekonomitë e zhvilluara deklaroi Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).
FARIJE DAUTI BAKIU
