“Dita e drurit”, USHT mbjell fidanë në Kumanovë

03.12.2014 15:12

“Dita e drurit” në Komunën e Kumanovës dhe Likovës u shënua me një sërë aktivitetesh në lokacione të ndryshme........

Në fshatin Vaksincë, përpos nxënësve të shkollave të ndryshme, në mbjelljen e fidanëve të reja morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Maqedonisë.

“Jemi në Vaksincë bashkë me deputetët e zonës, për t’u kyçur drejtpërsëdrejti në aksionin e “Ditës së drurit””- tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Fidanë të reja u mbollën edhe në hapësirat e Fakultetit të Administratës së

Biznesit pranë USHT-së në Kumanovë, ku ishin prezent udhëheqësia e USHT-së dhe ajo e Parlamentit të ri Studentor.

Fidanë u mbollën edhe në lokacione të tjera të Kumanovës dhe Likovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)