Maqedoni

Gjevgjeli: 50 fëmijë probleme me organet respiratore

09.07.2021 18:42

Infektimi i organeve respiratore të fëmijëve në Gjevgjeli është rezultat Isistemit të dobësuar imunitar...

Infektimi i organeve respiratore të fëmijëve në Gjevgjeli është rezultat Isistemit të dobësuar imunitar, ka dekalruar drejtoresha e klinikës së fëmijëve në Shkup Aspasija Sofijanova, e cila sëbashku me një ekip pulmologësh ka qëndruar në Gjevgjeli për ta analizuar rastin. 
 
Muajin e kaluar rreth 50 fëmijë në Gjevgjeli janë evidentuar me probleme shëndetësore në organet e frymëmarrjes, të përcjella me Bronho-pneumoni.
 
Një pjesë e tyre kanë qenë edhe me asistencë në frymëmarrje por gjendja e tyre është stabile. Fëmijëve u janë bërë edhe teste PCR por kanë rezultuar negative nga kovid 19.
 
Aktualisht janë të hospitalizuar dy foshnje, ndërsa 20 fëmijë prej 2 deri në 5 vjet shfrytëzojnë trajtim ditor. Sofijanova thot se nuk ka nevojë për panikë. Unë isha me gjithë ekipin e Klinikës së fëmijëve, të gjithë nga këndvështrimi ynë i analizuam fëmijët, terapinë, historinë, dhe erdhëm në përfundim se është bërë gjithçka në mënyrë korrekte dhe nuk ka asnjë hapësirë për panik”, ka dekalruar Sofijanova.