Vazhdon zjarrvënia e qëllimshme në fusha, ekspertët: Zjarri dëmton tokën, mos i ndizni arrat

10.07.2021 13:31

Nuk ka ditë që të mos ndërhyjnë për të fikur zjarret...

Nuk ka ditë që të mos ndërhyjnë për të fikur zjarret që ndizen në ara, thonë zjarrfikësit në Shtip dhe Kocan. Vetëm ditët e fundit zjarret kanë djegur dhjetra hektarë tokë të mbjellë.

Arsyet e kaq shumë zjarreve nuk dihen por zjarrfikësit thonë se kjo është një dukuri e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

“Tani kanë filluar aktivitetet bujqësore dhe si zakonisht fillojnë edhe zjarret. Para së gjithash nga teknika bujqësore e vjetëruar por them se ka edhe zjarre të qëllimshme. Në këtë periudhë, zakonisht kemi pasur nga dy zjarre në ditë, zakonisht në fushat që bëhen gati për mbjelljet  e reja” – tha Toni Atanasov, zjarrfikës.

Mekanizimi i vjetër përbën rrezik më vete për shpërthimin e zjarreve, megjithatë arsyeja kryesore, është zjarrvënia e qëlimshme sepse kështu bujqit më lehtë i pastrojnë nga kashta fushat e tyre për ti bërë gati për mbjelljet e radhës.

Ky veprim ndalohet me ligj por kjo nuk i pengon bujqit e pandërgjegjshëm të shkaktojnë cdo vit zjarre të reja, pa vrarë mëndjen që një gjë e tillë, ul cilësinë e tokës bujqësore ku vetë do të mbjellin.

“Zakonisht bujqit tanë mendojnë se duke i djegur  fushat, i bëjnë ato më pjellore por kjo është gabim. një gjë e tillë para së gjithash dëmton botën shtazore që jeton në këto zona që digjen. Dhe e dyta, falë temperaturave të larta të kësaj periudhe, diegja e arave sjell në shkatërrimin e tërësishëm të pllocës . Është mirë që në vend që të djegin fushat, të përdorin kombajnat për të prerë kashtën” – tha agronomi, Vasko Zlatkovski.

Inspektoriati i bujqësisë paralajmëroi kontrolle të shtuara në terren, veçanërisht në Koçan ku tanimë janë sanskionuar edhe numri më i madh i personave që djegin qëllimisht fushat. Për këtë veprim, ligji parashikon dënim deri në 500 euro. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)