Moti i keq, stuhitë shkaktojnë përmbytje në Poloni e Japoni

10.07.2021 13:44

Shirat dhe stuhitë e mëdha në Poloni....

Shirat dhe stuhitë e mëdha në Poloni kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme. Tre fëmijë raportohet të jenë lënduar  thonë nga  Shërbimi Zjarrfikës të cilët ndihmuan në evakuimin e një duzine fëmijësh në një kamp  të skautëve.

Bodrumet, ndërtesat dhe rrugët janë përmbytur dhe çatitë në disa ndërtesa janë rrëzuar. 100 000 familje mbetën pa energji elektrike pasi erërat e forta shkulën pemët dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike në disa rajone të vendit.

Shiu i madh shkaktoi rrëmujë edhe në  trafikut. Gati 10 000 zjarrfikës kanë ndërhyrë 5300 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Mot i keq edhe në Japoni. Reshjet e shiut kanë qenë veçanërisht të mëdha edhe nga standardet e zakonshme të sezonit të shirave që përmbysin vendin në këtë periudhë të vitit. Autoritetet dhanë alarmin më të lartë të emergjencës për prefekturat Kagoshima, Miyazaki dhe Kumamoto.

Disa zona kanë pasur aq shumë reshje në një ditë sa zakonisht vijnë gjatë gjithë muajit korrik.Autoritetet kanë lëshuar alarme për rrëshqitje të tokës në të gjithë rajonin.

Ata kanë udhëzuar banorët në shumë zona të lëvizin në vende më të sigurta, duke përfshirë qendrat e evakuimit, ku ekzistojnë masa anti-Covid.

Një vend i evakuimit synonte të përdorej nga ekipi argjentinas i volejbollit për përgatitjet e tij Olimpike nga e diela. Është e paqartë nëse ai plan do të shkojë përpara.

Reshjet e shiut kanë goditur gjithashtu transportin publik, duke detyruar një pezullim një ditor të shërbimeve, është shkaktuar edhe  ndërprerje të trafikut në disa autostrada.