Kontesti Shkup-Sofje, Musliu: Problem dypalësh, ndërkombëtarët vetëm ndihmë

10.07.2021 13:59

Procesi i Berlinit si nismë që u formua....

Procesi i Berlinit si nismë që u formua për të ndihmuar procesin eurointegrues të vendeve ballkanike,  akoma ka rolin e vet ndikues, por si i tillë nuk mundet të ndihmojë në zgjidhjen  e kontesteve mes shteteve, vlerëson analisti politk, Albert Musliu për TVM 2.

Ideatorët e procesit të Berlinit në krye me Gjermaninë, në këto raste kanë bërë përpjekjet e tyre, duke avancuar  dhe ndihmuar palët, si në kontestin maqedono-grek ashtu edhe në këtë aktual, maqedono-bullgar.

“Qëllimin  përfundimtar nuk e ka arritur,  por gjithsesi i ka ndihmuar procesit. Mos harrojmë se  ato nuk ka mundur pra  Procesi i Berlinit të ndikojnë në kontestin maqedono-grek, ose maqedono-bullgar. Por është fakt i pamohueshëm se së paku ato kanë qenë favorizues për tejkalimin e problemeve. Sa i përket  kontestit me Bullgarinë, mendoj se qëndrimet e sponzorëve kryesorë të Porcesit të Berlinit kanë qenë të qarta dhe të prera, se këto konteste nuk duhet të jenë pjesë e integrimve evropiane, se duhet të tejkalohen ndërmjet shteteve kontestuese” – tha analisti politik Albert Musliu.

Procesi i Berlinit ka ndihmuar shtetet ballkanike në përmirësimin e infrastrukturës, bashkëpunimin ekonomik mes shtetve, thotë Muliu, duke potencuar se aty janë themelues të nismës vendet e vjetra europiane të cilat bëjnë përpjekje për të përcjellur vlera demokratike edhe në rajonin ballkanik. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)