Covid 19, 13 raste të reja, një i shëruar, asnjë viktimë

10.07.2021 14:12

13 raste të reja të Covid-19...

13 raste të reja të Covid-19 nga 3,404 teste u regjistruan në vend në 24 orët e fundit.

Shtatë nga rastet e reja janë regjistruar në  Tetovë dhe gjashtë në Shkup. Është regjistruar vetëm një pacient i shëruar nga Prilepi. 

Për fat të mirë as këtë 24 orësh nuk ka asnjë viktimë Covid. Aktualiasht në vend ka 172 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid që nga fillimi i epidemisë është 155,783.

Numri i të shëruarve  është 150,124. Fatkeqsisht që nga fillimi i pandemisë  kanë humbur jetën  5,487 qytetarë. Deri më tani, janë kryer gjithsej 906,529 teste.