Filipçe: Nuk ka raste të reja me “Delta” në vendin tonë
Nuk ka raste të reja të personave të infektuar me variantin “Delta”....

Nuk ka raste të reja të personave të infektuar me variantin “Delta” të virusit korona, konfirmon Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
Priten ndërkohë rezultatte nëse 4 rastet e dyshimta nga Tetova janë të infektuara me llojin që vjen nga Afrika e Jugut.
4 rastet aktuale të shtruara në spital, ishin qytetarë të pavaksinuar por nuk dihet nëse kanë udhëtuar jashtë vendit.
Prej tyre vetëm njëri është në gjendje më të rëndë.
"Katër persona po shërohen këtu në Shkup, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është në aparaturë për frymëmarrje, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme." – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Infektimi i 50 fëmijëve në Gjevgjeli, Filipçe: Kanë një infeksion viral, jo “Covid 19”
Kanë përfunduar ndërkohë edhe analizat e 50 fëmijëve me simptoma të infeksioneve të frymëmarrjes, jo specifike për këtë periudhë të vitit, që kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin në Gjevgjeli.
Ministri Filipce thotë se bëhet fjalë për infektim virusal e nuk ka vend për paikë. Testet e fëmijëve për praninë e virusit Covid 19, kanë dalë negative.
“Bëhet fjalë për të ashtuquajturin virus sinsicial. Ne donim të shihnim nëse ai kishte ndonjë lidhje me Covid. Asnjë fëmijë nuk ka antitrupa që vërtetojnë se kanë kaluar virusin. Numri i fëmijëve në Kozle është rritur gjithashtu. Nuk ka vend për panik, kjo ka rëndësi” – deklaroi Filipçe.
Filipçe thotë se infeksioni ka shumë të ngjarë të jetë edhe rezultat i imunitetit të dobësuar të fëmijëve pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të masave anticovid. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
