VMRO-DPMNE: Masa të rrepta që të mos përjetojmë valë të re
VMRO –DPMNE i kërkon ministrit Filipçe...

VMRO –DPMNE i kërkon ministrit Filipçe të ashpërsojë masat mbrojtëse në kufi e të mos presë të ripërtsëritet skenari nga vala e tretë e Covid 19.
Përkujtojnë se varianti Delta po përhapet në të gjithë botën dhe shumica e vendeve kanë përcaktuar masa të rrepta për hyrjen dhe daljen në vend, me anë të testimit të kufirit ose gjatë uljes në aeroport.
Opozita akuzon se vetëm në vendin tonë, nuk është marrë asnjë masë konkrete ndaj variantit Delta madje edhe që vaksinat që aq shumë qeveria i reklamoi se i bleu, nuk janë askund.
“Vaksinat e blera nga Pfizer dhe Sputnik, sic njoftoi Zaev, nuk janë askund. Gjithçka që morëm ishin donacione nga sistemi KOVAX. … Para se të jetë tepër vonë, qeveria duhet të zbatojë urgjentisht masat që ne propozojmë, që të përgatisë sistemin shëndetësor në mënyrë që valët e dyta dhe të treta të mos na ndodhin më. Nuk duhet të përsëritet periudha kur kishim 5,500 të vdekur dhe më shumë se 160,000 qytetarë të infektuar. Askush në botë nuk e di se sa të vështira dhe të rrezikshme mund të jenë mutacionet e reja të KOVID-19, por që këto gjëra të mos na ndodhin përsëri, sistemi shëndetësor duhet të jetë i përgatitur dhe i gatshëm. Nevojitet kontroll i shtuar me testime në kufi, disponueshmëri e gjerë të testeve dhe vaksinimin masiv. Njerëzit nuk duhet të vuajnë sepse dikush ka vendosur të bëjë vetëm PR personal, e nuk i rreket punës” – tha Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
