5 milionë fidanë në ditën e drurit

03.12.2014 16:41

Mbi 5 milionë fidanë janë mbjellë sot në sipërfaqe prej 1.107 hektarë në të gjithë territorin e Maqedonisë, në kuadër të aksionit "Dita e drurit-mbille ardhmërinë tënde".......

Të parët në këtë aksion kanë qenë qeveritarët, të drejtuar nga kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski.

“Këtë aksion e mbështesim fuqishëm dhe besoj se do të bëhet shprehi tek të rinjtë dhe nxënësit. Pas shumë viteve të zbatimit të këtij aksioni, mund lirisht të them se ky aksion po bëhet një traditë në vendin tonë”- deklaroi kreu i Qeverisë së RM-së, Nikolla Gruevski.

Edhe Radio Televizioni i Maqedonisë u përfshi në aksionin “Dita e drurit–mbille ardhmërinë tënde”, ku në afërsi të televizionit janë mbjellë disa fidanë.

“Sot për “Ditën e drurit”, të punësuarit në RTM, të gjithë bashkërisht kemi ardhur këtu për ta mbjellë të ardhmen tonë. TVM, këtë aksion e përkrah qysh prej fillimit dhe besojmë se do ta përkrahim edhe në të ardhmen”- tha kryeredaktori i TVM1, Dime Ratajkovski.

Aksioni "Dita e drurit" realizohet për vitin e shtatë me radhë. Filloi në muajin mars të vitit 2008 dhe deri tani janë mbjellë rreth 50 milionë fidanë. (Ersan Pajaziti, TVM2)