Strugë, hapet edhe zyrtarisht kampi në Livadishte
Sot, zyrtarisht u hap kampi i automjeteve Livadishte në fshatin Radozhdë të Strugës....

Sot, zyrtarisht u hap kampi i automjeteve Livadishte në fshatin Radozhdë të Strugës. Sipas kompanisë Elem Tours, e cila menaxhon kampin, kushtet për pushim dhe rekreacion të turistëve janë përmirësuar këtë verë.
Kompania mohon që ka ndërtesa të paligjshme në kampingun e automjeteve, thonë se akuzat nga Aleanca e Shqiptarëve se shtëpitë verore po ndërtohen nga kryetari i komunës së Strugës Merko, janë plotësisht të pasakta. Rimorkiot dhe kampet mund të vendosen aty me kontrata.
“Nuk është e vërtetë se kryetari i komunës Ramiz Merko ka këtu ndonjë parcel, pasi që deri më sot nuk ka detektuar se i njëjti ka ndonjë marrveshje, po ne jemi të hapur nësr kemi parcela të lira, mund të marrin qoftë kryetari, qoftë ndonjë funksionar, qoftë lider i opozitës, të vijnë të bëjnë kontratat e të sihjojnë bukuritë e Livadishtës" – deklaroi Drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që ky sezon turistik të jetë më i mirë se vitin e kaluar.
“Ministria e Ekonomisë veçse është duke i realizuar masat sa i përket promovimit dhe stimulimit vendor, por njëkohsisht ësht lajm i mir që tashmë të gjithË tur operatorêt e huaj më veçse i kanë bërë rezervimet dhe presin që të arrijmë numrat e vitit 2019 përsa i përket turistëve të huaj." – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Nga agjencioni për turizëm thonë se turizmi në kamp mund të sjellë deri në një milion e gjysëm flejtje në sezon, por kërkon investime të vazhdueshme dhe rinovim si dhe ofrimin e objekteve të reja.
"Unë pres që këto investime të vazhdojnë, kushtet do të përmirësohen në kampin e automjeteve Livadishte dhe do të inkurajojë një cikël investimesh edhe në kampe të tjera. Një nga rekomandimet e Organizatës Botërore të Turizmit është rikuperimi i gjelbër i turizmit post-covid dhe kjo është mënyra e duhur për ta bërë atë" – theksoi Drejtori i Agjencisë për Turizëm, Ljupço Janevski.
Në kampin e Livadishtes janë investuar 2 milionë denarë për renovimin e banjave, elektricitetit dhe kamp shtëpizave. (Ilmije Zhaku, TVM2)
