Rreziku nga “Delta”, simptoma gripi normal, por s’duhen nënvlerësuar
Varianti i ri i virusit Covid-19....

Varianti i ri i virusit Covid-19, i njohur si Delta, po qarkullon në 90 vende të botës. Delta është vështirë për t’u kuptuar. Shenjat janë si të një gripi normal ndaj ekspertët bëjnë thirrje për të mos neglizhuar asnjë shenjë shqetësuese gjatë këtyre ditëve.
Përhapja e virusit është e lartë dhe e shpejt dhe mënyra më e mirë e identifikimit janë kryerja e testeve. Muaji gusht parashikohet si koha kur varianti Delta do të ketë përhapjen më të madhe në popullatë.
Hapja totale e vendit duke lejuar hyrjen e turistëve pa asnjë lloj kufizimi, shihet si një rrezik i shtuar për infektimin e vendit nga mutacioni i ri.
Këshillohet që të kryhen dy dozat e vaksinave, në mënyrë që antitrupat të jenë të mjaftueshëm për të luftuar çdo infeksion që hyn në organizëm. Nuk ka të dhëna rreth imunitetit nga vaksinat, ndaj vjeshta shihet si sprova e radhës për autoritetet shëndetësore.
Zbatimi i masave po ashtu luan një rol të rëndësishme në frenimin e përhapjes së Covid-19, ndaj autoritetet bëj thirrje për respektim të tyre. Ndërkohë rregullatorët në Europë pohuan se një inflamacion ne zemër është efekt anësor i vaksinave kundër Covid të prodhuara nga kompanitë Pfizer/ Biontech e Moderna, edhe pse fenomeni sipas tyre mbetet mjaft i rrallë.
Agjencia Europiane e Barërave, sqaroi se ky efekt anësor është pikasur më shumë tek meshkujt. Pesë persona kanë ndërruar jetë deri tani nga ky komplikacion, por sipas agjencisë kanë qenë më të moshuar ose kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
