Shi në Shkup, stuhi dhe reshje edhe në qytete të tjera
Një stuhi me shi të fuqishëm port ë skurtër...

Një stuhi me shi të fuqishëm port ë skurtër, goditi Shkupin këtë pasdite. Shërbimi Hidrometeorologjik njoftoi se moti do të ndryshojë ndjeshëm këtë pasdite dhe do të ketë paqëndrueshmëri.
"Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi më të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike dhe breshër. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 29 deri në 37 gradë. Në Shkup pasdite do të jetë e paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë dhe në pjesë të luginës proceset do të jenë më intensive në formë të stuhive me reshje të shiut më të madh, shkarkime të forta elektrike dhe kushte për breshër”, thonë nga shërbimi Hidrometeorologjik.
