Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, Grubi: Mbështesim gjuhën, e dimë ç’është kontestimi
Edhe BDI e mbështet rezolutën e VMRO-DPMNE-së...

Edhe BDI e mbështet rezolutën e VMRO-DPMNE-së në pjesën që prek mbrojtjen e gjuhës maqedonase . Zv kryeministri I parë Artan Grubi, thotë se shqiptarët më së miri e dinë se çka do të thotë të të kontestohet përdorimi I gjuhës amë.
“Absolutisht solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, sepse ne më së miri e dimë se çka do të thotë të të kontestohet përdorimi i gjuhës, kulturës, historisë e kështu me radhë. Vlerësojmë se me metoda të shekullit 19, nuk mund të zgjidhen çështje të shekullit 21. Presim që në zgjedhjet në Bullgari të fitojnë forcat progresive demokratike që do të mundësojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë me Sofjen dhe hapjen e negociatave në dhjetor ″ - tha Zv.Kryeministri Artan Grubi.
