Osmani nga Dubrovniku: BE të gjejë mënyrën për ta integruar Ballkanin
Në suaza të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut....

Në suaza të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kërkoi që BE ta gjejë një mënyrë për ta integruar Ballkanin Perëndimor, gjë e cila do ta nënkuptonte konsolidimin gjeografik dhe politik të kontinentit Evropian.
“Ky proces është në interes strategjik të të dyja palëve dhe kërkon përfshirje më të madhe të vendeve nga rajoni në debatin mbi të ardhmen e BE-së, në atë mënyrë që u inicua përmes panelit “E ardhmja e Evropës” gjatë Forumit të Prespës”, theksoi Osmani.
Sipas tij, me afrimin e rajonit me BE-në, Brukseli do të duhej patjetër të garantonte një proces të parashikueshëm dhe të besueshëm, përmes të cilit të dy palët do t’i përmbaheshin obligimeve të pranuara – realizimin e reformave për fillimin formal të negociatave për anëtarësim, si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa të jetë e plotë, përveç integrimit të pjesës që i mungon”, potencoi Osmani.
