Predan për REL: Nuk premtojmë mrrekulli, por zgjerim duhet të ketë
Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan....

Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan thotë se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor atëherë në këto rajon, ndikimin do ta shtrijë dikush tjetër.
Në një intervistë për REL, ai thotë se kryeministri slloven, Janez Jansha e ka bërë të qartë se zgjerimi nuk është një çështje teknike, por është një çështje e madhe gjeostrategjike për Bashkimin Europian.
“Ne presim që në këtë Samit, jo vetëm që do të jemi në gjendje të riafirmojmë mbështetjen e BE-së për zgjerimin, por se do të jemi në gjendje të paraqesim progres shumë të qartë. Çështja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sigurisht sfida kryesore e kryesimit tonë me BE-në. Ky është qëllimi ynë, që të përdorim kohën pas formimit të qeverisë së re Bullgare. Ne presim formimin e qeverisë së re bullgare më së voni në fund të gushtit, që të bëjmë përpjekje shtesë në shtator për të arritur një kompromis me Bullgarinë që pastaj të jemi në gjendje të marrim të gjitha vendimet e nevojshme për të dy vendet që janë duke pritur një kohë shumë të gjatë që mendoj se e meritojnë nisjen e bisedimeve. Ne mendoj se do të thyejmë këtë akull dhe se deri në fund të vitit , dy vendet do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat. Ne nuk duam të përhapim optimizëm të rremë. Ne nuk duam të premtojmë mrekulli politike. Por, ne jemi të sigurt se pasi dy presidencat e kaluar me BE-në, u përpoqën ta zgjidhnin këtë çështje dhe dështuan, është koha që kjo përfundimisht të ndodhë” – tha Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan.
