Teatri shqiptarë i Shkupit, rikthehen shfaqjet, hapen më në fund dyert për spektatorët

11.07.2021 12:45

Morri fund odisea e gjatë e rikonstruimit të Teatrit Shqiptar....

Morri fund  odisea e gjatë e rikonstruimit të Teatrit Shqiptar dhe labirintheve institucionale për të marrë miratimin për të filluar me punë. Pas më shumë se 7  vitesh , godina e teatrit  shqiptar në Shkup,  mbrëmë  hapi dyert për publikun, në vigjilje të 71 vjetorit të premierës së parë profesionale, “Martesa”.

Me fillimin e rikonstruksionit nga janari i vitit 2014 , Teatri Kombëtar Shqiptar ka funkionuar si një teatër nomad duke shfaqur projektet teatrore në hapësira të ndryshme të qytetit dhe qyteteve tjera, me numër të reduktuar të shfaqjeve dhe programeve të rregullta, si pasojë e prolongimit të procesit.

Drejtori Karaga theksoi  sakrificën e institucionit dhe trupës për të mos e ndaluar aktivitetin artistik duke sjellë shfaqje me vlera dhe  çmime kombëtare e ndërkombëtare.

“Sot ne themi me gojën plot që jemi kthyer në një objek i cili plotëson të gjitha standardet e një teatri Europian dhe sëbashku me veprat tona dhe trupën tonë kulturalisht kemi hyrë   në Europ, përpara hyrjes politikisht. Përfundimisht duke blerë biletën për teatër ne do të sjellim Europën këtu” – tha Drejtori i Teatrit Kombëtar shqiptarë, Adem Karaga.

I gjithë hapërimi ynë gati për 71 vjet ka qenë shembull i bashkjetsës dhe bashkpunimit në të njejtën shtëpi me dramën turke, nga sot ne po ndahemi, po ndahemi dhimbshëm shpirtërisht por entuziast  sepse të dy institucionet do të kenë kushte më të mira dhe shtëpi të mëvetshme.

Shfaqja eksluzive e hapjes së teatrit,  “Bregu i pikëllimit” e autorit Teki Dervishi nën regji të Altin Bashës edhe pse e përfunduar që në nëntor të vitit 2019, u dha premierë mbëm për publikun përmes video projeksionit, pasi roli krysor i shfajqes Konstatin lojtari, humbi aktorin që i jepte frymë.

Në përmbyllje të shfaqjes u përkujtuan artistët meritorë të skenën,  që humbën jetën para se të jetësonin godinën e re të teatrit, aktori Luran Ahmeti, aktori i parë profesionist i teatrit Sefedin Nuredini dhe përgjegjësi teknik Skender Daci, në shenjë nderimi u vendosën lule në ulëset e publikut për artëdashësit Evner Maliqi dhe Mali Krivca.

Teatri do të vazhdoj me programin e shfaqjeve gjatë ditëve në vijim. Sonte dhe nesër rishfaqet  “Bregu i Pikëllimit”, me datën 13 dhe 14 premiera e shfaqjes “Lezetet dhe Mëkatet bashkëshortore” në regji të Kaltrin Tefikut, me datën 15 rishfaqet “Shfaqje që shkon mbrapsht”, dhe me datën 16 premiera e shfaqjes “Murlin Munro”  në regji të Arben Kumbaros. (Arlinda Baftiu, TVM2)