Hapja e teatrit shqiptarë, ASH-AAA: BDI fajtore që teatri u zvarrit 7 vjet
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, përshëndetur hapjen pas 7 vitesh të ndërtesës së rikonstruuar të Teatrit Shqiptar në Shkup.
Ata urojnë artistët dhe artdashësit por kundështojnë praninë në manifestimin e mbrëmshëm të funksionarëve tëlartë të BDI-së që sipas tyre janë fajtorët kryesorë të zvarritjes së punimeve për teatrin.
“Jemi këtu për t’ju thënë se u ndalohet hyrja funksionarëve të lartë të BDI-së, që për më shumë se një dekadë mbajtën peng këtë kështjellë të kulturës shqiptare. I kemi parë në shumë raste duke keqpërdorur ngjarje sportive, kulturore e madje edhe manifestime të fëmijëve edhe pse nuk kanë pasur as të drejtë e as ndonjë meritë për ato ngjarje. Por, sot ka edhe një dallim. Ata përveç që nuk kanë meritë për këtë rihapje, kanë edhe faj për vonesën më shumë se një dekadë. Kanë faj për keqpërdorimet e parave të qytetarëve, për lënien pa punë artistët dhe pa shfaqje artdashësit. Ata kanë edhe faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim” – u shpreh Fatih Qaili nga ASH-AAA.
