Ulje ngritjet e temperaturave, mjekët: Ndikojnë sidomos te të sëmurët kronikë
Ulja e temperaturave dhe reshjeve të shiut....

Ulja e temperaturave dhe reshjeve të shiut ndikojnë negativisht në shëndetin e të sëmurëve kronikë, të cilët i përjetojë keq ndryshimet drastike të motit.
Nga Reparti i Emergjencës, thonë se ulja e teperaturave e ka zvogluar numrin e thirrjeve për ndihmë, por kjo nuk vlen për të sëmurët kronikë.
“Për shkak të rënies së temperaturave këto ditë, bie edhe numri përsonave që thërrasin ndihmën e shpejtë. Por ju bëj apel personave me smundje kronike që ta marrin terapinë me rregull, nëse kanë probleme shëndetesorë që shfaqen kryesisht gjatë ndryshimit të kohës. Kur koha është stabile, trupi i tyre e pranon relativisht mirë, por kur moti pëson ndryshime drastike dhe temperaturt e larta bien menjeher dhe anasjelltas, gjendja e tyre përkeqësohet” – thonë nga Ndihma e Shpejtë.
I nxehti përvëlues për shumicën e njerëzve është i papërballueshëm.
“Nuk e pranoj mirë këtë të nxehtë, shpejtoj të futem diku ndër hije. Nuk është se më shkakton problem shëndetësore por është i nxehtë i padurueshëm” – tha një qytetare.
Reshje të shiut priten edhe të hënën. Nga e marta temperaturat përsëri do të rriten thonë meterologët
“Të hënën gjendja do të jetë stabile por ne mbrëmje disa pjesë të vendit do të ketë reshje të shiut dhe bubullima, megjithatë në shumë pjesë të vendit koha do të jetë stabile. Nga e marta deri të premtën do të rriten temperaturat dhe moti do të jetë përsëri shumë i nxehtë” – thonë meterologët.
Në Shkup dhe rrethinë moti të hënën do të jetë njejte si këtë të diel. Paradite me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, me reshje shiu dhe bubullima.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsiusë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
