Bullgarët zgjedhin Parlamentin, nuk pritet të ndryshojë qëndrimi ndaj Shkupit
Në Bullgari po mbahen zgjedhjet parlamentare....

Në Bullgari po mbahen zgjedhjet parlamentare, të dytat brenda tre muajve, pasi procesi në prill rezultoi në një Parlament të fragmentarizuar që dështoi në krijimin e një qeverie të re.
23 parti dhe koalicione, garojnë për 240 vendet e Parlamentit bullgar. Borisov ka dominuar politikën në Bullgari, që në vitin 2009 duke drejtuar vendin për 12 vjet. Por, akuzat për korrupsion dhe standardet e ulëta të jetesës kanë ulur mbështetjen e qytetarëve ndaj 62-vjeçarit dhe partisë së tij. Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si një nga më të korruptuarit.
Sondazhet paraprake tregojnë një diferencë të ngushtë midis partisë GERB të ish-kryeministrit Boyko Borisov dhe partisë
“Ka një popull të tillë”, të udhëhequr nga moderatori televiziv, Slavi Trifonov.
Sofja ka bllokuar integrimin europian të vendit tonë për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhën, kombësinë maqedonase dhe personalitetet historike. Por, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, politika bullgare nuk pritet të ndryshojë qëndrimin e e saj në raport me konfliktin me Shkupin zyrtar.
