Zgjedhjet në Bullgari, Radev: Zgjidhja e kontestit s’varet nga rezultati
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Bullgari....

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Bullgari ndiqen me interes të jashtëzakonshëm nga opinioni në vendin tonë por edhe në Bashkimin e Evropian. Kjo ndodh për shkak të kontestit dypalësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që ka pamundësuar vënien në zbatim të vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Mirëpo presidenti bullgar, Rumen Radev, thotë se zgjidhja e kontestit dypalësh nuk varet nga rezultati zgjedhor në Bullgari dhe nga ajo se cila parti është në pushtet. Sipas tij, problem duhet zgjidhur përmes dialogut mes Shkupit dhe Sofjes. Konsideron se nuk është Bullgaria ajo që mund të heq pengesën për fillimin e negociatave, por vetë qeveria në Shkup.
“Ne presim që miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, vëllezërit tanë, por më së shumti presim që qeveria vetë të heq bllokimin. Ky bllokim nuk është i yni. Ne presim rezultate reale dhe të qëndrueshme në marrëdhëniet tona, kështu që lexoni kriteret e kopenhagës për anëtarësim. Duhet të ndryshohen librat, diçka që presim të ndodh për katër vjet. Tabelat, përmendoret, muzetë dhe mediat publike që të mund të çrënjosim gjuhën e urrejtjes. Dhe kur të bien kufijtë të rinjtë tanë nuk do të urrehen. Kjo nuk varret nga Bullgaria, ne presim rezultate të qarta nga ju.” – tha Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Arsovski: Rezoluta më e rëndësishme se rezultati
Për dallim nga presidenti Bullgar, kryeministri Zaev pret një Parlament funksional dhe qeveri politike e cila do të zhbllokonte Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.
Ndërkaq, opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE konsideron se zgjedhjet në Bullgari janë çështje e brendëshme e saj, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk duhet të vazhdojë negociatat pa miratuar pr/rezolutën që përcakton vijat e kuqe.
“Ajo që është me e rëndësishme se ajo që ndodh në Bullgari është miratimi i shpejtë i Rezolutës që VMRO DPMNE ia ka propozuar Kuvendit. Pasi kjo duhet të jetë rezolutë që do të na vendos në rrugën e duhur dhe do të jetë postulati i duhur për veprimin e mëtejshëm.” – u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.
Bullgaria po mban zgjedhjet e parakohëshme brenda dy muajve pasi në zgjedhjet e fundit asnjë parti nuk fitoi 121 mandat për të krijuar shumcën e vetme, por nuk u arrit as pajtim për koalcion qeverisë me parti të tjera.
Çmimin e mungesës së një qeverie politike në Bullgari, siç duket e pagoi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilat nuk filluan negociat me BE-në për shkak të vetos bullgare. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
