Masakra e Srebrenicës, Çairi përkujton viktimat e gjenocidit

11.07.2021 16:16

Me vendosjen e luleve tek Memoriali....

Me vendosjen e luleve tek Memoriali kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, edhe  komuna e Çairit nderoi viktimat e masakrës.

Me këtë rast, është zbuluar edhe simboli i viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, ku siç tha Ganiu, përmes tij do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

“Me këtë aktivitet të sotmin vetëm se po vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe po i japim garanci të ardhmes tonë të përbashkët në Çair. Që nga themelimi i Komunës së Çairit deri më sot, kemi patur shumë kujdes që ta ruajmë diversitetin që kemi dhe që mund të them se është ndër të rrallët në vend. Kemi respektuar dhe vazhdojmë t’i respektojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë sepse fundja Çairi është simboli i bashkëjetesës, i multikulturalizmit, i diversitetit. Ne si Komunë e Çairit gjithmonë kemi synuar dhe vazhdojmë të synojmë që të gjithë të kemi të drejta të barabarta, respektivisht gjithnjë punojmë që të kemi një shoqëri me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë qytetarët në Komunën tonë”, - tha Kryetari i Çairit, Visar Ganiu.