Universiteti i Tetovës, përfundoi studimet gjenerata e re e studentëve

11.07.2021 16:38

Më shumë se 1000 sutudent të Univerisitetit të Tetovës, “Fadil Sulejmani”....

Më shumë se 1000 sutudent të Univerisitetit të Tetovës, “Fadil Sulejmani” kanë hedhur kapelat e diplomitit . ceremonia tradicionale u rikthye pas  një viti pauzë për shkak të  pandemisë. 

Absolventët së bashku me prindërit, familjarët, profesorët, udhëheqësinë e universitetit, pas rrugëtimit disa vjecar të tyre, festuan përfundimin e studimeve, duke e përmbushur me sukses ëndrrën e tyre për arsimim universitar.

“Shumë bukur, është një ditë që e kemi prit për gati katër vite, falenderojmë profesorët, stafin, rektorin, të gjitha të mirat në jetë dhe kolegëve tanë” – tha një absolvente.

Universiteti i Tetovës,ka qenë fortesa historike e kombit tonë, tha Rektori I UT-së Vullnet Ameti.

“Ky universitet me punën titanike, veprimtarinë arsimore dhe shkencore për breza të rinjë në trojet etnike shqiptare në vendin tonë dhe më gjërë është shëndruar në tempullin e edukimit arsimimit dhe përparimit mbarë kombëtar. Por përparimi I studentëve tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet arritje mbi arritje dhe sukses mbi suksese”. – u shpreh Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti.

Në fund të ceremonisë, Drilon Miftari nga Fakulteti i mjekësisë u zgjodh edhe student i gjeneratës. (Visar Sadiki, TVM2)