Financimi vjetor i partive politike, pandemia zvoglëon mjetet për 30% më pak, Selimi: Financimi i partive nga anëtarësia

11.07.2021 16:55

58 partive politike u janë ndarë gjithsej 213 milionë denarë.....

58 partive politike u janë ndarë gjithsej 213 milionë denarë, apo 3.5 milionë euro nga buxheti i shtetit për financim vjetor. Nga ministria e Drejtësisë theksojnë se për shkak të krizës nga  pandemia me covid 19, partite politike edhe këtë vit do të marrin 30 përqind më pak para.

“Për shkak të situatës me Covid-19, edhe këtë vit partive politike do tu paguhen më mjete financiare apo për 30% më pak krahasuar me vitet tjera.  Sipas llogaritjes për vitin 2021, nga gjithsej 58 parti, mjetet u janë paguar 37 partive, ndërsa 21 parti kanë ndalesë (suspendim për pagesë)” – thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Për analsitin poltik, Sefer Selimi kjo formë e financimit të partive me para të qytetarëve duhet të ndryshojë. Thotë financimi i tyre duhet të bëhet nga anëtarsia.

“Në parim jam kundër  që partitë të financohen drjpërdrejt nga buxheti sepse financimi i partive duhet të vij nga vetë antarisa e cila duhet të paguajnë anëtarsinë dhe nërpmjet tyre t; mund të financojnë prespektivat ose idet e tyre të cilat do të prezentohen ose përfaqsohen në Kuvend. Sa i përket shumës, asnjëherë nuk është e mjaftueshme sepse sa më tepër para të kenë aq më shumë do të planfikojnë aktivitet siç janë anketat e ndryshme, aspketi organizativ të kampanjave e kështu me rradhë. Prandaj vlerësoj se këto para sado që të jenë janë shumë sepse janë para të qytetarëve” – tha analisti politik, Sefer Selimi.

Kjo mënyrë e financimit të partive politike sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë pasi për një metodë të re të financimit nuk është diskutuar as në takimet e fundit mes pushtetit dhe opozitës për ndryshimet në kodin zgjedhor. (Zekirja Mexhiti, TVM2)