130 mijë fidanë në Gostivar
Edhe në territorin e Komunës së Gostivarit u zhvillua aksioni tradicional “Dita e drurit”, me ç’rast u mbollën 130 mijë fidanë pishë e bardhë dhe 500 fidanë “Sampresa Arizone”, dru dekorativ nëpër shkollat e mesme......
Kësaj radhe aksioni u zhvillua në territorin e fshatit Leshnicë dhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.
Në mbjelljen e drunjve në Shkollën e Mesme Komunale “Gostivari” mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
“Ajo që është risi për dallim prej viteve paraprake është se këtë vit në vende të caktuara dhe në territore të caktuara, varësisht nga kushtet klimatike, do bëhet mbjellja edhe e të ashtuquajturve pallmave”- deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Në aksionin e 14-të me radhë, “Dita e drurit–mbjell ardhmërinë tënde”, u përfshinë të gjitha nëntë shkollat fillore dhe katër shkollat e mesme të qytetit, të cilat në mënyrë të organizuar shkuan në lokalitetet e përcaktuara për mbjellje. (Lulzim Haziri, TVM2)
