Finalja e Kampionatit Europian, ndeshja Angli-Itali sonte drejtpërdrejt në TVM2
Britania e Madhe ishte një ndër vendet e para që lehtësoi masat....

Britania e Madhe ishte një ndër vendet e para që lehtësoi masat, por situata nuk po shkon në drejtimin e duhur. Janë mbi 32 mijë persona të tjerë të infektuar në 24 orët e fundit.
Shifrat e larta vijnë në një kohë kur të gjithë sytë e sportdashësve janë drejtuar nga Uembli ku sonte mbahet finalja e madhe e kampionatit europian mes Anglisë dhe Italisë.
Në ndeshjen e sotme janë parashikuar të jenë të pranishëm 67 mijë tifozë, 8 mijë prej tyre italianë, ose 75% e kapacitetit të stadiumit, por ekspertët kanë dhënë alarmin se një gjë e tillë mund të kthehet sërish në një “bombë” për përhapjen e pandemisë. Kjo megjithatë nuk i ka hamendësuar organizatorët të lejojnë ndeshjen me prani fizike.
Interesi është mjaft i lartë pasi pas 55 vjetësh pritje Anglia rikthehet për herë të parë që nga titulli botëror i 1966-ës për të matur forcat në finalen e madhe të Kampionatit Europian. Ndeshja vjen sonte Live për ju në orën 21:00 në TVM2, paraprakisht me Studion e fundit Sportive për këtë kampionat në orën 20:20.