Akuzat e opozitës, BDI: Kulturën e vandalizojnë ASH dhe AA

11.07.2021 18:10

Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që mungesa e ideve, mospasja e proekteve të realizuara, nihilizmi kronik ndër vite dhe prirja.

vandale e opozitës shqiptare është një nga arsyet për dështimet e tyre të njëpasnjëshme të tyre.

“Dje teatri kishte festë ku opozita edhe pse e ftuar nuk erdhi, sot e zbardhën arsyen kryesore të këtij bojkoti. Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe nërihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës. Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet për cilësinë e jetës së qytetarëve. BDI do të vijojë me politikat konstruktive për  përmirësimin e kushteve për një jetë cilësore në të gjitha sferat, thuhet në reagimin e integristëve” – thonë nga Bashkimi Demokratik pë Integrim.