Programet për klasën e parë e të katërt, MASH: Përfundojmë përpilimin e materialeve

11.07.2021 18:33

Ministria e Arsimit po përfundon përpunimin e materialeve....

Ministria e Arsimit po përfundon përpunimin e materialeve të reja për mësim për klasë të parë dhe të katërt, në pajtim me programet e reja mësimore të parapara me Konceptin e ri për arsim fillor.

Gjatë periudhës së verës ato do t’i prezantohen opinionit dhe do t’u dërgohen mësimdhënësve me qëllim të përgatitjes për mësim për  vitin e ri shkollor.

Më tërheqëse për nxënësit në këtë moshë është mu ilustrimi i cili mund t’u ndihmojë të mësojnë gjëra konkrete, si të udhëhiqen dhe të lidhin tekstin me ilustrimin. përi ilustriin e librave është zgjedhur GJorgji Bozhinov.

“Materialet e reja janë përpunuar në pajtim me programet e miratuara të cilat duhet të sigurojnë interaktivitet më të madh gjatë mësimit dhe ta nxisin të menduarit kreativ dhe kritik tek nxënësit. Të gjitha ndryshimet janë paraparë me Konceptin e ri për arsim fillor të miratuar përmes debatit të gjerë publik me ç’rast është marrë parasysh mendimi i të gjithë faktorëve të involvuar, e posaçërisht edhe i opinionit të ekspertëve. Implementimi fillon në mënyrë etapore me fillimin e vitit të ri mësimor në klasë të parë dhe të katërt”, - thonë nga MASH.