Maqedoni
Parashikimi i motit
12.07.2021 09:04
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.....

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Rreth mesditës do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me të reshura të shkurta dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 8, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 20 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 28 deri 37 gradë celcius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 17, ndërsa ajo e ditës deri 33 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell me temperatura deri në 36 gradë celcius.
